Klopp-Liverpool, “martesa” e suksesshme zgjatet deri në vitin 2026

0 52

Jurgen Klopp ka rinovuar kontratën me Liverpool-in. Këtë e ka bërë të ditur klubi anglez në rrjetet sociale dhe me një deklaratë në faqen zyrtare: “Klubi i futbollit Liverpool ka kënaqësinë të njoftojë se Jürgen Klopp ka nënshkruar një kontratë të re, duke e zgjatur angazhimin me ne”.

Kontrata aktuale e tij skadonte në qershor 2024, por trajneri gjerman ka vendosur të vazhdojë edhe për dy vite të tjera, deri më 2026. Këto janë fjalët e Klopp, pas rinovimit:

“Ka kaq shumë fjalë që mund t’i përdor për të përshkruar se si ndihem. I lumtur, i nderuar, me fat, i privilegjuar, entuziast. Si me çdo marrëdhënie të shëndetshme është një rrugë e dyanshme, ndjenja e të qenit të drejtë për njëri-tjetrin.

Kjo më solli fillimisht këtu, më pas më shtyu në rinovimin e mëparshëm. Këtë herë, duke pasur parasysh kohën e gjatë bashkë, më duhej të pyesja veten: a është e drejtë që unë të qëndroj ende në Liverpool?

Dhe me bashkëpunëtorët e mi arritëm në përgjigjen: Po. Jam në një klub që vazhdon të ecë në drejtimin e duhur. Ne kemi ide të qarta për atë që duam dhe si të përpiqemi ta arrijmë atë. Dhe ky është gjithmonë një pozicion i mrekullueshëm për t’ia rifilluar”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.