KLSH kallëzon në SPAK tetë punonjës të Ministrisë së Shëndetësisë

0 254

Kontrolli i Lartë i Shtetit kallëzon në SPAK tetë punonjës të Ministrisë së Shëndetësisë pasi ka konstatuar në shkelje të kryera lidhur me procedurën për “Koncesionin/ partneritetin publik privat, për ofrimin e shërbimit laboratorik të spitaleve universitare, rajonale dhe atyre bashkiake të Sarandës dhe Lushnjes” si dhe procedurën e prokurimit për “Blerje monitor pacienti për masat anti-covid”.

Gjithashtu në SPAK janë kallëzuar edhe dy punonjës të ATRAKO, lidhur me procedurën për “Koncesionin/ partneritetin publik privat, për ofrimin e shërbimit laboratorik të spitaleve universitare, rajonale dhe atyre bashkiake të Sarandës dhe Lushnjes” si dhe procedurën e prokurimit për “Blerje monitor pacienti për masat anti-covid”.

Njoftimi:

Tiranë, më 26.01.2022

Kontrolli i Lartë i Shtetit, gjatë ushtrimit të auditimit financiar dhe i përputhshmërisë në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka konstatuar shkelje të kryera nga ana e tetë funksionarëve të MSHMS, institucioneve në varësi të saj, si dhe dy punonjës të ATRAKO, lidhur me procedurën për “Koncesionin/ partneritetin publik privat, për ofrimin e shërbimit laboratorik të spitaleve universitare, rajonale dhe atyre bashkiake të Sarandës dhe Lushnjes” si dhe procedurën e prokurimit për “Blerje monitor pacienti për masat anti-covid”.

Nga auditimi i procedurës së koncesionit të lartëpermendur, janë evidentuar veprime të kundërligjshme të shtatë punonjësve, anëtarë të Kominisionit të Dhënies së Koncesionit/PPP veprime këto që bien në kundërshtim me detyrimet ligjore që i atribuohet këtij komisioni, si dhe me dispozitat ligjore që normojnë procedurën e koncesionit në fjalë.

Gjithashtu nga auditimi i procedurës së prokurimit për “Blerje monitor pacienti për masat anti-covid” janë konstatuar një sërë shkeljesh të kryera nga tre punonjës, anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në kundërshtim me dispozitat ligjore për prokurimin publik, si dhe me përmbushjen e rregullt të detyrës së anëtarit të KVO-së.

Në lidhje me këto shkelje, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhjetë punonjës të lartëpërmendur për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal.

Gjithashtu në një tjetër njoftim KLSH bën me dije se ka kallëzuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, drejtorin e Kabinetit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe ish-drejtorin e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësore (FSKDSH)

Njoftim për shtyp

Tiranë, më 26.01.2022

Kontrolli i Lartë i Shtetit, në zbatim të programit të auditimit me nr.579/1, datë 04.06.2021, ka ushtruar auditimin me objekt “Mbi përputhshmërinë e veprimtarisë ekonomiko-financiare” në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale .

Nga auditimi i kryer janë evidentuar veprime të Drejtorit të Kabinetit pranë MSHMS, në cilësinë e Koordinatorit të Përgjithshëm të Projektit “Përmirësimi i Sistemit Shëndetësor”, si edhe ish Drejtorit  të FDSKSH-së lidhur me mos funksionalitetin e sistemit të menaxhimit finanicar në 420 QSH-ve, të kryera në kundërshtim flagrant me aktet ligjore dhe nënligjore që rregullojnë detyrën e tyre funksionale, të cilat në tërësinë e tyre përbëjnë konsumim të elementeve të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Për sa më lart cituar, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka depozituar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, kallëzimin penal për dy funksionarët e lartpërmendur.

Leave A Reply

Your email address will not be published.