Kodi pas korrikut

0 20

30 korriku është data e caktuar për të votuar në seancë propozimin e opozitës për ndryshime kushtetuese. Nëse do të lejohen listat e hapura të kandidatëve për deputetë, do të hiqen koalicionet parazgjedhore apo do të rritet pragu elektoral në 5%, do të zbulohet që në mes të këtij muaji.

Dakordësinë apo kundërshtinë për këto ndërhyrje, mazhoranca do ta njoftojë nëpërmjet raportit të përbashkët të Këshillit të Legjislacionit dhe Komisionit të Ligjeve. Ndërhyrja në Kushtetutë automatikisht kërkon ndërhyrje në Kod. Si dhe sa, Ulsi Manja kërkoi t’ia sqaronin ekspertët e angazhuar nga Kuvendi për këto ndryshime.

Për Kodin e dakordësuar me opozitën jashtëparlamentare, mund të ketë seanca të posaçme në gusht, apo dhe shtator. Pjesa e dakordësuar nuk do të preket. Duke qenë se Kushtetuta mund të preket, ajo mund të përfshijë dhe të tjera gjëra që nuk kanë lidhje vetem me sistemin zgjedhor.

Leave A Reply

Your email address will not be published.