Kokainë e ndarë në 100 mijë doza, arrestohet i riu shqiptar në Itali

0 36

Në prangat e policisë italiane ka përfunduar një 31-vjeçar, banues në Altamura, me origjinë shqiptare. Gjatë kontrollit të makinës i janë gjetur brenda 10 pako në formë paralelipipedi. Blloqe të cilat, kur iu nënshtruan analizave, u zbulua se përmbanin heroinë.

Ai kishte gati 5 kilogramë e gjysmë heroinë me vete në makinën e tij kur njerëzit e Guardia di Finanza të Altamura e ndaluan dhe e arrestuan.

Burri u arrestua dhe u dërgua në burgun e Barit. Nga heroina e sekuestruar mund të ishin marrë mbi 100,000 doza, e cila do të shitej në sheshet e barnave, duke lejuar përfitime të paligjshme për tregtarët e drogës për mbi 700,000 euro.

Leave A Reply

Your email address will not be published.