Komisioni hetimor për Inceneratorët, dëshmojnë sot 2 ministra dhe 2 kryebashkiakë

0 210

Do të mblidhet sërish këtë të hënë Komisioni Hetimor për Inceneratorët.

Në komisionin Hetimor është thirrur sërish për të dëshmuar administratorja e Inceneratorit të Tiranës Ariola Kodra. Kujtojmë se Kodra nuk është paraqitur në tre thirrje të Komisionit, ndërsa ligji parashikon shoqërimin me forcë nga Policia e Shtetit e personave që refuzojnë dëshminë në Komisionin Hetimor.

Ndërkohë ditën e sotme parashikohet të dëshmojnë zv.kryeministri Arben Ahmetaj, ministrja Balluku, kryebashkiakët Armando Subasi dhe Emiriana Sako, ish-ministri Shkëlqim Cani etj.

Në orën 13.00 janë thirrur të dëshmojnë:

Emiriana Sako – Kryetare e Bashkisë Durrës.

Shkëlqim Cani – Ish- Ministër i Financave.

Belinda Balluku – Ministre e Infrastrukturës dhe Transportit.

Armando Subashi – Kryetatr i Bashkisë Fier.

Arben Ahmetaj – Zv. Kryeministër dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave.

Leave A Reply

Your email address will not be published.