Komiteti Teknik i Ekspertëve: Mësimi do të vijojë online. Ora policore nuk ndryshon

0 281

Zv/ministrja e Shëndetësisë, njëherësh edhe kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve për pandeminë e Covid-19 në Shqipëri, Mira Rakacolli, gjatë një takimi me ministren e Shëndetësisë dhe të Arsimit, tha se vendimi i këtij Komiteti është që Universitet të vijojnë mësimin online. Rakacolli theksoi në fjalën e saj se nga 6 janari ka pasur një rritje të rasteve, shumë prej të cilave kanë qënë mosha të reja.

“Situata në shqipëri nga 6-18 janar, ëhstë paraqitur me një rritje të rasteve me Covid-19. Kjo rritje është shoqëruar dhe me rritje të moshave të reja. Krahas masave për të vazhduar orën e policore, meduam që edhe mësimi në Universitet të vazhdoj online, dhe mundet që konviktet të shëndrrohen në vatra infeksioni. Vatra me e nxehtë është Tirana”.

Duke folur për vendimin për mbylljen e shkolla, drejtoresha e spitalit Infektiv, Najada Çomo ka bërë me dije se moshat e reja janë portë hyrëse për të transportues të virusit. ”4000 persona që janë shtruar në 4 spitalet, brezi i studentëve është i fuqishëm, por infektojnë shumë në auditore, për shkak të frekuentimit, dhe janë portë hyrje për ta dërguar virusin brenda familjeve të tyre. Më mirë të kesh auditoret bosh sot dhe spitalet bosh nesër, se e kundërta”, tha Çomo.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, tha se shëndeti është i pari në majën e piramides së vlerave dhe vendimet janë marrë me qëllim ruajtjen e shëndetit publik. “Duke parur këtë si prioritet kemi gjithë arsyet për të dhënë argumentet në favor të çdo vendimi që marrim”.

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, tha se pajtohet me shqetësimet e studentëve, por kërkon mirëkuptim nga institucionet arsimore për vendimet që merren nga Komiteti. “Do kërkoja mirëkuptim edhe nga studentët, e dimë që pesha e rekomandimeve të Komitet është ajo që na çon në hapjen ose jo të shkollave. Fokusi kryesor sigurisht që mbetet shëndeti”.

Najada Çomo, tha se “4000 persona që janë shtruar në 4 spitalet, brezi i studentëve është i fuqishëm, por infektojnë shumë në auditore, për shkak të frekuentimit, dhe janë portë hyrje për ta dërguar virusin brenda familjeve të tyre. Më mirë të kesh auditoret bosh sot dhe spitalet bosh nesër, se e kundërta”.

Komiteti lajmëroi po ashtu se gjendja epidemiologjike nuk e favorizon ndryshimin e masave kufizuese. Sipas tyre, krahas vijimit të mësimit online, vendimi për orën policore dhe fluturimeve direkte me Britaninë e Madhe mbetet në fuqi me një afat të pacaktuar.

Leave A Reply

Your email address will not be published.