Konferenca Globale Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, Çuçi: Shqipëria model për parandalimin e radikalizmit

0 13

Është zhvilluar këtë të mërkurë në Tiranë konferenca globale mbi ekstremizmin e dhunshëm që shpreh rëndësinë thelbësore e Rehabilitimit dhe Riintegrimit në përpjekjet ndërkombëtare për të parandaluar ekstremizmin e dhunshëm.

Konferenca e nivelit të lartë, e bashkëorganizuar nga Qeveria e Shqipërisë, Bashkimi Evropian dhe Fondi Global i Angazhimit dhe Rezistencës së Komunitetit (Global Community Engagement and Resilience Fund, GCERF), u fokusua në nevojën për të rehabilituar dhe ri-integruar të kthyerit nga konfliktet jashtë vendit, përfshirë dhe familjet e tyre. Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, në fjalën hapëse të konferencës përmendi edhe njëherë operacionin e katërt të finalizuar pak javë më parë për riatdhesimin e shqiptarëve nga kampet e ferrit në Siri. Ai tha se kjo është një punë që do të vijojë, ndërsa evidentoi faktin si riintegrimi i këtyre shtetasve kryehet sipas një modeli tashmë të konsoliduar pranë një strukture të specializuar “Qendër Pritëse” e ngritur enkas me VKM.

“Shqipëria miratoi një qasje gjithëpërfshirëse qeveritare. Agjencitë e zbatimit të ligjit, arsimi, shëndetësia dhe shërbimet sociale duhet të punojnë krah për krah për të garantuar procese të shëndosha rehabilitimi dhe ri-integrimi në komunitet nën koordinimin e Qendrës së kundër Ekstremizmit të Dhunshëm. Rajoni i Ballkanit Perëndimor është angazhuar në një dialog dhe rrjet kapilar për të trajtuar këto sfida duke përdorur praktikat më të mira si pjesë e sfidës për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm”, u shpreh ministri Çuçi.

Më tej ai theksoi gjithashtu faktin se Shqipëria me Qendrën CVE cilësohet si model në parandalimin e radikalizmit dhe kundërshtimit të ekstremizmit të dhunshëm.

Leave A Reply

Your email address will not be published.