Konferencë… për të vrarë mizorisht njerëz të pafajshëm

0 208

XHEZAIR ZAGANJORI

Më 27 janar të vitit 1945, Forcat Aleate arritën të çlironin Kampin e tmerrshëm nazist të Aushvicit, që s’ishte gjë tjetër veçse një makineri e pamëshirshme vdekjeje për miliona njerëz të pafajshëm, kryesisht hebrenj. Pikërisht për këtë arsye, kjo ditë konsiderohet prej disa dekadave si Dita e Kujtimit të Viktimave të Holokaustit, këtij procesi çnjerëzor unik, që përfaqëson formën më të lartë të gjenocidit, realizuar me vullnet të plotë nga nazistët gjermanë nga viti 1933 deri në vitin 1945.

Përmes kësaj çmendurie të organizuar djallëzisht, u vranë barbarisht në vigjilje dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore rreth 6 milionë izraelitë, prej të cilëve rreth 2 milionë vetëm në Aushvic, ndërsa 1,5 milionë ishin ende fëmijë. Prandaj, kjo ditë nuk është thjesht me natyrë përkujtimore. Ajo është edhe ditë reflektimi e thellë dhe e gjithanshme kudo dhe për të gjithë, për të punuar e vlerësuar me kujdes dhe në mënyrë të vazhdueshme rrezikun e madh që paraqesin edhe sot politikat zyrtare të ekstremit të majtë apo të djathtë si dhe populizmat primitivë të shtetarëve të papërgjegjshëm në vende e rajone të ndryshme të globit, pasi ashtu si rreth 80 vjet më parë, pasojat e tyre bien gjithnjë jo vetëm mbi paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, por në radhë të parë e mbi të gjitha, mbi jetën e njerëzve të thjeshtë.

Pikërisht për këto arsye, javën e kaluar, më 21 janar 2022, Asambleja e Përgjithshme e OKB miratoi me konsensus një rezolutë të veçantë të propozuar bashkërisht nga Izraeli dhe Gjermania, me titullin “Mbi Përkufizimin e Mohimit të Holokaustit”. Përmes saj, 193 Shtetet Anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara morën angazhimin për të identifikuar e luftuar vendosmërisht tentativat dhe praktikat e qëllimshme e të rrezikshme që synojnë të deformojnë e delegjitimojnë betejën e përbashkët të bashkësisë ndërkombëtare kundër fenomeneve të ngjashme me Holokaustin. Vetëm Irani abstenoi. Edhe në Gjermani, java që kaloi ishte e mbushur me aktivitete të shumta përkujtimore. Në shumicën e tyre mori pjesë vetë Presidenti gjerman, Frank – Walter Steinmeier, i cili me elokuencën, zgjuarsinë dhe largpamësinë që e karakterizon si burrë shteti, bëri thirrje për ndërgjegjësim sa më të madh e të vazhdueshëm që ngjarje të tilla të mos kenë shansin të përsëriten në të ardhmen.

Impresionuese ishte sidomos ceremonia e datës 27 janar në Memorialin e Holokaustit, pranë Portës së Brandenburgut, në të cilën, në krah të Presidentit gjerman ishin edhe Kancelari gjerman, Olaf Scholz; Kryetarja e Bundestagut, Barbel Bas; Kryetari i Bundesratit, Bodo Ramelov; Kryetari i Parlamentit (Knesetit) izraelit, Mickey Levy, si dhe kryetari i Gjykatës Kushtetuese Federale, Stephan Harbarth. Sidoqoftë, interes të shtuar kishte veçanërisht për seancën e posaçme plenare mbi Holokaustin, të organizuar po më datën 27 janar në Bundestag. Seanca u çel me një pjesë muzikore të kompozitorit çek me origjine hebre, Hans Krasa, i cili u vra që në moshë të re në Kampin e Aushvicit, në vitin 1944. Presidenti i Parlamentit izraelit, Mickey Levy, mbajti një fjalim mjaft emocionues, duke sjellë i përlotur kujtime mbresëlënëse nga kampet e përqendrimit.

Vëmendja e tij u përqendrua gjithashtu edhe në dëshirën e nevojën e bashkëpunimit edhe më të ngushtë me një Gjermani të zhvilluar e demokratike. E ftuara e posaçme në këtë seancë, e mbijetuara e kampit të Aushvicit, Inge Auerbacher, e cila u detyrua të hynte aty së bashku me prindërit e saj që në moshën 7-vjeçare, u ndal në mjaft momente rrëqethëse të përjetuara prej saj që në moshë fare të njomë. Me duartrokitje e vlerësim të veçantë u përcoll sidomos deklarimi mbi nevojën e “dëshirën e madhe” të saj për pajtim e bashkëjetesë mes popujve kudo në botë. Megjithatë, mes aktiviteteve të zhvilluara, tërhoqi vëmendjen premiera

filmit gjerman, Konferenca e “Wannsee”- së, shfaqur në kanalin televiziv ZDF në darkën e datës 20 janar, me rastin e 80-vjetorit të organizimit në afërsi të Berlinit të një prej takimeve zyrtare apo konferencave më të tmerrshme të historisë së njerëzimit. Bazuar në protokollin e konferencës dhe në fakte e dokumente të shumtë, filmi përcjell me realizëm çmendurinë e regjimit nazist për të marrë masa konkrete organizative për vrasjen e 11 milionë hebrenjve që jetonin jo vetëm në Gjermani, por edhe në vende të tjera të Europës. Ata nuk kishin bërë asnjë veprim të paligjshëm, por thjesht duhej të zhdukeshin të gjithë pa asnjë dallim, burra e gra, fëmijë e të moshuar, vetëm dhe vetëm sepse ishin izraelitë. Sepse kështu donte një i çmendur si Hitleri, i cili përsëriste pa pushim vullnetin barbar “për shfarosjen e racës çifute” në takimet masive dhe kongreset e partisë së tij. Fillimisht, në mesin e viteve ‘30, hebrenjtë u detyruan të mbanin shenja dalluese në veshje.

Më pas u miratuan ligje që u cenonin thuajse çdo të drejtë njerëzore dhe kështu u thyen e grabitën bizneset e tyre, shoqëruar kjo me rrahjet publike në rrugë, e më tej izolime e arrestime të paligjshme. Tani duhej organizuar puna konkrete për eliminimin tërësor. Ndaj edhe konferenca mbante titullin cinik dhe absurd, “Për zgjidhjen përfundimtare të çështjes çifute”, që praktikisht nuk do të thoshte gjë tjetër veçse vrasje sistematike e të gjithë hebrenjve. I tillë ishte edhe programi zyrtar i mbledhjes, në të cilin parashikohej që pas diskutimeve të paradrekës, pjesëmarrësit të mblidheshin për të ngrënë së bashku mëngjesin e punës, që “pa dyshim e meritonin”, pasi të kishin vendosur për jetën e miliona njerëzve fatkeq. Ftesa për konferencën ishte dërguar nga Reinhard Heidrich, drejtor i Policisë Sekrete (Gestapos) dhe zëvendës i Heinrich Himlerit, drejtues i Përgjithshëm i trupave, SS. Heidrich njihej gjithashtu edhe si një nga njerëzit më të afërt e më të besuar të Hitlerit, pasi shkonte shpesh “për konsultime” në vilën private të tij në Bertelsgarten të Bavarisë.

Sidoqoftë, besohet shumë se për konferencën, Reinhard Heidrich ka pasur edhe mbështetjen e ministrit të Propagandës, Paul Joseph Gebels, ministrit të Armatimit dhe Luftës, Albert Speer, si dhe të Heinrich Himlerit. Koordinator i konferencës ishte Adolf Eichman oficer i lartë i trupave SS, i cili në vitin 1944 do të drejt onte nga Budapesti deportimin e rreth 500 mijë hebrenjve që jetonin në Hungari, për në kampin e Aushvicit. Konferenca do të mbahej në vilën prestigjioze “Marlier”, ndërtuar nga prodhuesi i njohur farmaceutik gjerman , Ernst Marlier , buze liqeni t Wannsee të Berlinit. Kjo vilë përdorej në këtë kohë si “Shtëpi Mysafiresh” (“Gasthaus”), për drejtuesit kryesorë të trupave SS. Pjesëmarrësit në këtë konferencë ishin 15 zyrtarë të lartë nazistë, përfshi këtu edhe drejtuesin e Konferencës Reinhard Heidrich , prej të cilëve 12 ishin ushtarakë , ndërsa tre të tjerët ishin drejtorë të përgjithshëm të ministrive kryesore, Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Jashtme dhe Ministrisë së Luftës.

Thuajse i gjithë filmi përqendrohet në dhomën e konferencës, ku rreth një tryeze të rrumbullakët organizohet diskutim i dhe dialog u mes 15 pjesëmarrësve meshkuj, shtuar këtu edhe koordinatorin Eichmann dhe një sekretare, e cila mban protokollin apo proces verb a l i n e takimit. Normalisht vëzhgimi për rreth një orë e gjysmë i këtij “konsultimi” mes “kolegësh” në një hapësirë të vetme, duhet të ishte i mërzitshëm. Megjithatë, nuk ndodh një gjë e tillë, pasi filmi paraqet një atmosferë “të gjallë e të gëzueshme”. Ka “batuta e shaka” të shumta, por mbi të gjitha ka një diskutim, në të cilin çdo pjesëmarrës është në garë me të tjerët për të përcjellë idetë më të çmendura, më perverse, e më të pabesueshme, për të treguar zellin e tepruar ndaj regjimit nazist dhe vullnetit malinj të “Fyhrerit të madh”.

Natyrisht që kjo bëhej kryesisht për servilizëm e karrierë, vese që zënë vend në njerëz pa karakter e dritëshkurtër , të cilët ja në të gatshëm të ndërmarrin edhe veprimet më absurde, në kundërshtim me logjikën normale dhe çdo normë morale e ligjore. Që në hapjen e punimeve, Heidrich thekson nevojën e angazhimit për “ .. asgjësimin e plotë të hebrenjve deri në Malet Urale”, dhe se realizimin e kësaj detyre të rëndësishme atyre “ . . ua kishte sjellë fat i . . ” . Më pas diskutohet mënyra dhe truket që do të përdoreshin si dhe masat konkrete që duhet të merreshin për ndalimin, grumbullimin, izolimin dhe deportimin e rreth 11 milionë he

brenjve nga Gjermania dhe vendet e tjera të Europes, në drejtim të kampeve të shumtë të përqendrimit të ndërtuara nga nazistët, kryesisht në Poloninë e pushtuar dhe në territorin gjerman. Është interesant të vihet në dukje se në prezantimin që bën Eichman përmes një harte të Europës të vendosur në mes të dhomës, përmendet edhe Shqipëria si një nga shtetet ku kishin gjetur strehim izraelitë të shumtë, të cilët duhej të deportoheshin. Drithërues është gjithashtu diskutimi i mënyrës së deportimit, kryesisht përmes trenave të mallrave, të cilët duhet të mbingarkoheshin me njerëz, në mënyrë që të kurseheshin sa më shumë shpenzimet për transport, sidomos kur diskutohej lëvizja në distanca të largëta, siç ishte transporti nga vendet e Europës Juglindore.

Po kështu, për arsye të sigurisë nga largimi i mundshëm, vagonët duhej të mbylleshin hermetikisht. Në film del qartë se me arritjen në kampet e përqendrimit duhej të bëhej seleksionimi i të transportuarve, jo vetëm mbi bazën e gjinisë, por kryesisht në bazë të aftësisë për punë. Pjesa më e madhe e fëmijëve, të moshuarve dhe e të paaftëve për punë duhej të mbyteshin në dhomat e gazit, ndërsa pjesa tjetër do të kryente fillimisht punë të rënda në ndërtim dhe në industrinë e luftës, do t’u nënshtroheshin eksperimenteve të shumtë biologjike apo mjekësorë e më pas edhe ato do të ekzekutoheshin. Edhe në këtë pjesë të diskutimit të bën veçanërisht përshtypje gjuha ekstremisht e ftohtë dhe terminologjia çnjerëzore që përdoret. Kjo konstatohet veçanërisht kur flitet për krijimin dhe përdorimin e dhomave të gazit.

Theksohet avantazhi i tyre në shumë drejtime, por veçanërisht fakti se vrasjet në këtë rast bëhen masive, duke “kursyer” njëkohësisht edhe municionin, sepse ekzekutimi me armë do të kërkonte të paktën 11 milionë fishekë. Diskutohet gjithashtu në mënyrën më vulgare mbi masat për selektimin e atyre që do futeshin në dhomat e gazit, mënyrën e grumbullimit të veshjeve e sendeve personale, sasinë e përzierjes së pluhurit helmues dhe mënyrën e prodhimit të gazit që do të hidhej nga çatia përmes oxhakëve të veçantë, grumbullimin dhe djegien e kufomave në krematorium e të tjerë. Një pjesë të mirë të këtyre punëve do të detyroheshin t’i kryenin të burgosurit e tjerë. Veçanërisht i tmerrshëm shfaqet në film entuziazmi që tregohet nga pjesëmarrësit në mbarim të konferencës, pasi ata vlerësojnë se përgjithësisht u zgjidhën thuajse të gjitha problemet lidhur me masat konkrete për “Zgjidhjen përfundimtare të çështjes çifute”.

I kënaqur me këto rezultate, si rrallëherë në jetën dhe punën normale, Reinhard Hedrich paraqitet mjaft i lumtur, duke pirë cigare, shoqëruar me konjak. Të gjitha këto të lënë pa frymë edhe sot pas 80 viteve. Për më tepër të bën përshtypje fakti se përveç oficerit SS Adolf Eichman, i cili u gjykua e u dënua me vdekje në vitin 1962 në Izrael, asnjë nga drejtuesit kryesore të udhëheqjes naziste që projektuan e zbatuan me fanatizëm ekstrem Holokaustin, nuk u arrit të përballej realisht me drejtësinë. Ndërkaq, Vila “Marlier” në Wannsee te Berlinit, nga viti 1992 është Shtëpi Muze, duke u shërbyer kështu gjeneratave të reja për të mësuar e kuptuar më mirë krimet e rënda dhe marrëzitë pa fund të regjimit te Hitlerit. Ashtu siç thekson në mënyrë të përsëritur Presidenti gjerman Steinmeier, i rëndësishëm është edhe tani kujdesi i vazhdueshëm për të mos e harruar këtë periudhë të errët të historisë gjermane, si dhe ndërgjegjësimi për marrjen e masave konkrete, që tmerre të tilla të mos përsëriten në të ardhmen.

Leave A Reply

Your email address will not be published.