Korrupsion e shpërdorim detyre, arrestohen 3 ish-zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit dhe 4 biznesmenë

0 232

Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës është duke vazhduar aksioni “Brezovica 3”. Si rezultat i këtij aksioni janë duke u bastisur 12 lokacione të ndryshme në katër qytete të ndryshme, përkatësisht: Ferizaj, Prishtinë, Skenderaj dhe Lipjan.

Siç njofton prokuroria, deri më tani janë arrestuar shtatë persona.

“Tre prej tyre ish- zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe katër pronar të kompanive ndërtimore, të cilët dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, marrje, dhënie të ryshfetit, si dhe ushtrim i ndikimit”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj do t’iu mbaj të informuar me kohë për të gjitha zhvillimet e tjera rreth këtij aksioni”, përfundon njoftimi i tyre.

Në aksionin e parë të njohur si “Brezovica”, në muajin dhjetor të vitit të kaluar, u arrestuan 10 persona në mesin e tyre edhe ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës, Bratisllav Nikoliq.

Aksioni vazhdoi edhe në janar të këtij viti, si rezultuar i të cilit u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë.

Të arrestuarit dyshohen kryesisht për veprat penale, keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe marrje e dhënie të ryshfetit, ushtrim ndikimi etj.

Leave A Reply

Your email address will not be published.