Kosova 13 vite e pavarur, Osmani dhe Kurti homazhe te varri i Rugovës

0 290

Ngritja e flamurit shtetëror shënoi fillimin e ceremonive zyrtare në Prishtinë për 13 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Ngritja e flamurit shtetëror u bë nga Garda Ceremoniale e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). Pas ngritjes së flamurit shtetëror, Osmani uroi Ditën e Pavarësisë së Kosovës. Pas kësaj Osmani dhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti bënë homazhe tek varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova.

”E nderuam arkitektin e Pavarësisë së Kosovës, presidentin historik, Ibrahim Rugova. Njeriun që sublimoi dhe unifikoi kërkesat e shqiptarëve të Kosovës për liri, pavarësi dhe sovranitet. Njeriu që i hapi dyert e mbarë botës në mënyrë që zëri ynë, zëri i popullit të Kosovës të kumbojë dhe dëgjohet kudo”, tha Osmani.

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, tha se sot ne kujtojmë personalitetet politike, historike dhe kombëtare në faza dhe mënyra të ndryshme. ”Andaj ne jemi te presidenti i parë, i Republikës së parë të Kosovës i cili është edhe presidenti i parë i Kosovës së çliruar për të vazhduar me aktivitete të tjera. Në veçanti falënderojmë qytetarët e Kosovës që kanë kontribuuar për këtë ditë të rëndësishme, përvjetorin e 13 të cilën e shënojmë sot”.

Për shkak të pandemisë ceremonitë festive për ditën e pavarësisë u kufizuan. Ky përvjetorin e gjen Kosovën me udhëheqësit e UÇK-së në Hagë, në bankën e të akuzuarve për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.