Kosova nuk iu bashkua Ballkanit të Hapur, Rama: Kush e kundërshton Ballkanin e Hapur do zhgënjehet

0 38

Kryeministri, Edi Rama, në konferencën për mediat të mbajtur në Ohër , aty ku u zhvillua samiti i radhës së Ballkanit të Hapur u shpreh se nisma është lëvizje më e shpejtë e njerëzve dhe mallrave.

Gjatë fjalës së tij Rama u shpreh se Ballkani i Hapur lindi si ide e 3 njerëzve, ndërsa theksoi se do dëshironte që në këtë nismë të ishin të pranishëm të 6 vendet e rajonit, duke përfshirë Kosovën.

“Ballkani i Hapur lindi si ide e 3 njerëzve, sot nuk është më ideja e 3 njerëzve dhe nuk është më një punë e 3 njerëzve. Do jetë gjithnjë e më shumë i më shumë njerëzve. Mjafton të vish me makinë këtu në Ohër dhe ta kalosh doganën për të parë ndryshimin ku një tabelë shkruan korridori i gjelbër i Ballkanit të hapur, ku për të gjithë ata që transportojnë produktet e punës dhe djersës së punës, do të thotë një çlirim i madh.

Ne do të ngremë një grup të përbashkët për krizën dhe zgjidhjet konkrete sepse kriza e thellë që sipas të gjitha gjasave mund të thellohet dhe më shumë, e cila ka pushtuar mbarë botën, kërkon patjetër qëndrueshmërinë dhe përpjekjen e çdo vendi”-tha Rama.

Më tej kreu i qeverisë shqiptare theksoi se kush i kundërvihet nismës “Ballkan i Hapur” është i destinuar tëH zhgënjehet.

“Shqipëria sot është një pikë e rëndësishme e rajonit për furnizimin me energji. Kemi shumë mundësi që të jemi komplementarë për shkak të burimeve të ndryshme të energjisë. Në mënyrë që të kemi sa më shumë sinergji. E fundit që kam, më vjen shumë mirë që sot ne këtu jemi 5, pavarësisht hezitimeve të mëparshme, është një tryezë e cila, siç e tha Dritani, një mundësi për të komunikuar dhe dialoguar. Do dëshiroja të jemi 6. Një gjë është e sigurt, pikërisht se është e njerëzve, Ballkani i Hapur as nuk ndalet, e as nuk mbyllet. Kush i kundërvihet është i destinuar të zhgënjehet. Kush heziton, është i destinuar të humbë kohë. Ne jemi këtu dhe do vazhdojmë të jemi këtu sepse asnjë nga vendet tona nuk do iki diku tjetër” – tha Rama.

Leave A Reply

Your email address will not be published.