Kosova nuk pret Ramën, siguron 500 mijë vaksina anti-covid nga Pfizer

0 317

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj bën me dije se vendi ka siguruar 500 mijë vaksina anti-covid nga Pfizer. Përmes një postimi në facebook, ai thotë se konfirmimin për sigurimin e këtyre vaksinave e kanë dhënë përfaqësuesit e Pfizer gjatë një takimi virtual të mbajtur sot me ta.

”Krahas kësaj, Kosova do të marr nga mekanizimi Covax edhe 360 000 vaksina falas për 20 për qind të popullatës. Vaksina kundër Covid-19, do t’u jepet falas qytetarëve të vendit tonë”, ka shkruar Zemaj.

Në datën 1 janar, kryeministri Edi Rama bëri me dije se 500 mijë dozat e porositura, një sasi e vaksinave do t’i jepet Kosovës për të vaksinuar punonjësit shëndetësorë. Por shteti kosovar nuk ka pritur vaksinat që ende nuk kanë mbërritur në Shqipëri, por ka porositur 500 mijë doza.

Postimi i plotë

Kosova siguron 500 000 vaksina anti-covid nga Pfizer. Në kuadër të angazhimeve konkrete për sigurimin e vaksinave kundër Covid-19, dëshiroj të ndaj me qytetarët informatën se kemi siguruar 500 000 vaksina kundër kësaj sëmundje nga kompania Pfizer.

Konfirmimin për sigurimin e këtyre vaksinave na e kanë dhënë përfaqësuesit e Pfizer gjatë një takimi virtual të mbajtur sot me ta. Siç e kemi bërë të ditur edhe më herët, MSh ka qenë e angazhuar prej muajsh në shumë drejtime për sigurimin e vaksinës kundër Covid-19, me qëllim të përmbushjes së obligimeve që kemi ndaj qytetarëve dhe ruajtjes së shëndetit publik të tyre.

Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë mbesin të përkushtuara që qytetarëve tanë t’u sigurojmë mbrojtje përmes vaksinimit gjithëpërfshirës kundër Covid-19.

Krahas kësaj, Kosova do të marr nga mekanizimi Covax edhe 360 000 vaksina falas për 20 për qind të popullatës. Vaksina do të sigurohen për të gjitha grupet e popullatës që duhet të mbulohen me vaksinim sipas projeksioneve të IKSHPK-së. Vaksina kundër Covid-19, do t’u jepet falas qytetarëve të vendit tonë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.