KPA shkarkon drejtuesen e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj

0 34

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar drejtuesen e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj.

Një javë më parë në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u zhvillua seanca për Imerajn, ku palët dhanë konkluzionet përfundimtare. Në përfundim të 6 orëve seancë, u vendos që vendimi përfundimtar nëse do të përjashtohet ose jo nga sistemi i drejtësisë do të jepej këtë të mërkurë (27 prill).

Imeraj ka kërkuar që të lihet në fuqi vendimi i KPK që e konfirmoi në detyrë, teksa komisioneri Publik në raportin e tij kërkoi shkarkimin e saj me argumentin se nuk plotëson asnjë nga tre kriteret e vettingut.

Sipas tij, lidhur me truallin me sipërfaqe 2500 m2, ndodhur në Tiranë komisioneri publik tha se Imeraj as në proceset në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nuk provoi të kundërtën e asaj që ka gjetur Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.