KQZ largohet nga Organizata e Zyrtarëve Zgjedhorë të Evropës, ja arsyeja

0 166

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk është më anëtar i Organizatës së Zyrtarëve Zgjedhorë të Europës. KQZ është tërhequr pasi nuk është përjashtuar nga kjo organizatë Rusia dhe Bjellorusia.

Asambleja e Përgjithshme e ACEEEO-s pas një mbledhje të jashtëzakonshme online i hapi rrugën votimit për përjashtimin e KQZ-ve të Rusisë dhe Bjellorusisë, si pasojë e agresionit të tyre në Ukrainë.

Votimi u mbajt në datën 4 Mars 2022 dhe KQZ votoi PRO por për mungesë kuorumi, përjashtimi i KQZ-ve të Rusisë dhe Bjellorusisë nuk u mundësua.

“KQZ Shqiperi 𝘁𝗲̈𝗿𝗵𝗲𝗾 𝗮𝗻𝗲̈𝘁𝗮𝗿𝗲̈𝘀𝗶𝗺𝗶𝗻 𝗻𝗴𝗮 𝗢𝗿𝗴𝗮𝗻𝗶𝘇𝗮𝘁𝗮 𝗲 𝗭𝘆𝗿𝘁𝗮𝗿𝗲̈𝘃𝗲 𝗭𝗴𝗷𝗲𝗱𝗵𝗼𝗿𝗲̈ 𝘁𝗲̈ 𝗘𝘃𝗿𝗼𝗽𝗲̈𝘀 𝘀𝗶 𝗽𝗮𝘀𝗼𝗷𝗲̈ 𝗲 𝗺𝗼𝘀𝗽𝗲̈𝗿𝗷𝗮𝘀𝗵𝘁𝗶𝗺𝗶𝘁 𝘁𝗲̈ 𝗞𝗤𝗭-𝘃𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗥𝘂𝘀𝗶𝘀𝗲̈ 𝗱𝗵𝗲 𝗕𝗷𝗲𝗹𝗹𝗼𝗿𝘂𝘀𝗶𝘀𝗲̈.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën pjesë që prej themelimit në ACEEEO – Organizata e Zyrtarëve Zgjedhorë të Evropës, e cila përbëhet nga KQZ-të e 25 vendeve evropiane, si dhe një sërë trupash të tjera që administrojnë zgjedhjet në vendet përkatëse.

KQZ e Shqipërisë duke qenë se ka mbajtur dy herë presidencën e përvitshme të ACEEEO-s gëzon statusin e anëtarit të përhershëm të Asamblesë së Përgjithshme, organit qeverisës të krejt organizatës.

Asambleja e Përgjithshme e ACEEEO-s pas një mbledhje të jashtëzakonshme online i hapi rrugën votimit për përjashtimin e KQZ-ve të Rusisë dhe Bjellorusisë, si pasojë e agresionit të tyre në Ukrainë. Votimi u mbajt në datën 4 Mars 2022. Në kontakt edhe me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Europën, KQZ votoi PRO për përjashtimin e KQZ-ve të Rusisë dhe Bjellorusisë. Për mungesë kuorumi, përjashtimi nuk u mundësua.

Ndërkohë disa anëtarë të kësaj organizate, si KQZ e Sllovenisë, Kroacisë, Polonisë dhe të tjerë menjëherë njoftuan me shkrim tërheqjen nga anëtarësimi në ACEEEO. Në emër të KQZ-së së Shqipërisë në datën 09 Mars 2022, njoftova me shkrim ndërprerjen e menjëhershme të anëtarësimit të Shqipërisë në ACEEEO pasi vlerësoj se KQZ e Shqipërisë nuk ka asnjë arsye të vazhdojë të jetë anëtare e kësaj organizate, e cila nuk përfaqëson vlerat mbi të cilat ajo u krijua dhe duket që do të shkojë drejt shpërbërjes edhe formalisht.

Sistemet politike dhe shoqërore të Rusisë dhe Bjellorusisë nuk mund të kenë institucione të administrimit zgjedhor të paanshëm, të pavarur dhe të lirë. KQZ e Kosovës gjithashtu do të largohet nga kjo organizatë. Ndërkohë KQZ-së së Ukrainës i shpreh të gjithë solidaritetin dhe mbështetjen time, të institucionit që përfaqësoj dhe të çdo shqiptari, në këto ditë tejet të vështira për vendin e tyre”-njofton KQZ.

Leave A Reply

Your email address will not be published.