Kreu i KLP-së, Ibrahimi: Shifrat e të rënëve në Vetting, buletin lufte

0 353

Sot u betuan dy prokurorë të rinj, por kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Gent Ibrahimi theksoi se shifrat e të shkarkuara nga Vetting-u i ngjanin një bilanci lufte. Pak para se të betoheshin mbi Kushtetutë, dy prokurorë të rinj dëgjuan kreun e KLP-së t’u thoshte se po hynin në sistem në një kohë të vështirë. Pasi kryen betimin, Enkeleda Hoxha do të ushtrojë detyrën në Prokurorinë e Kukësit, ndërsa Gazmend Frëngu në atë të Pogradecit.

“Për fat të keq, lajmet nga sistemi i drejtësisë vazhdojnë t’i ngjajnë një buletini lufte, me shifra për numrin e te rënëve në vetting, me vështirësi dhe problematika që shkaktohen qoftë nga rënia drastike e numrit të magjistratëve, qoftë nga problemet e trashëguara, rregullatore e infrastrukturore, qoftë edhe nga besimi ende i lëkundur i shoqërisë tek sistemi i drejtësisë”,-tha Ibrahimi.

Nga ana tjetër, Ibrahimi motivoi prokurorët më të rinj të sistemit. “Vetëm për të përmendur disa syresh, do të doja të kujtoja se, që në ditëntuaj të parë të punës, ju paguheni sa ose më shumë se Presidenti i Republikës. Ju nuk do të jeni kurrë vetëm në jetën tuaj profesionale si prokurorë, do keni gjithmonë në krah KLP”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.