Kreu i PD-së Fier ironizon Berishën: Plaku i padëshiruar non-grata po bëhet gazi i botës

0 175

Kryetari i degës së PD-së në Fier, Agron Kapllanaj ka “shënjestruar” ish-kryeministrin duke e cilësuar si një e shkuar e keqe e demokratëve.

Kapllanaj ka postuar në rrjetin e tij social Facebook një video nga takimi që zhvilloi kryedemokrati Basha në Fier ditën e diel, ku në të njëjtën kohë, disa demokratë protestonin kundër ardhjes së tij.

Kapllanaj shprehet se Berisha ka marrë në telefon 10 njerëz duke i detyuruar të bëjnë antimitingje si në kohën e Ramiz Alisë.

Postimi i Kapllanajt:

Plaku i padëshëruar non-grata, me një grusht të vogël njerëzish, po bëhet gazi i botës duke bërë gjithçka që të vendosë disa njerëz të gënjyer përballë demokratëve që kanë vendosur të shohin nga e ardhmja jo nga e shkuara. Por më kot e ka Sali Berisha që merr në telefon 10 njerëz e i detyron të bëjnë antimitingjet si në kohën e Ramiz Alisë. Por ai është vetëm një e shkuar e keqe për PD-në dhe gjithë shqiptarët, dhe emri i tij do mbahet mend si një nongrata për korrupsion.

Leave A Reply

Your email address will not be published.