Kreu i shkencëtarëve të OBSH: Covid-19 do të vihet nën kontroll pas 4-5 vitesh

0 349

Soumya Swaminathan, kreu i shkencëtarëve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, nuk jep lajme të mira. Ajo thotë se mund të duhen 4-5 vite përpara se pandemia Covid-19 të vihet nën kontroll. Në një konferencë digjitale të organizuar nga ”Financial Times”, Swaminathan deklaroi ”Do të thoja që mund të vihet nën kontroll për 4-5 vite. Faktorë thelbësorë janë zhvillimi apo jo i virusit, masat shtrënguese dhe zhvillimi i një vaksine. Vaksina për momentin duket mënyra më e mirë për të mposhtur virusin por ka shumë detaje mbi efikasitetin dhe sigurinë e saj, pa përmendur prodhimin dhe shpërndarjen e barabartë”. Në botë janë prekur 4,3 milionë persona nga Covid-19, me rreth 300 000 viktima.

Leave A Reply

Your email address will not be published.