Krim tronditës! Nëna vret dy fëmijët dhe më pas veten

0 33

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Oregonin në SHBA.

Një nënë qëlloi për vdekje dy fëmijët e saj të moshës 6 dhe 8 vjeç përpara se të vriste veten.

Sipas dokumenteve të Gjykatës gruaja ishte në gjyq me ish-burrin lidhur me kujdestarinë e fëmijëve të saj.

Ashley Palmer, 31 vjeç, kishte kërkuar në gjykatë të paktën dy herë në mënyrë urgjente kujdestarinë e plotë të fëmijëve, duke përmendur paqëndrueshmërinë e ish-partnerit të saj.

Ish-partneri, Jenavie Palmer kishte planifikuar të merrte fëmijët të martën, ditën kur u gjetën të vdekur, sipas medias së huaj.

Trupat e tyre u gjetën rreth orës 07:45 të mëngjesit kur oficerët dhe ekipi i krimeve të rënda mbërritën në apartament.

Pas hetimeve dhe autopsisë, policia konfirmoi se Ashley Palmer dhe fëmijët vdiqën nga plagët e shkaktuara nga një armë zjarri.

Fëmijët u identifikuan si Kayleana Beatrice Palmer, 6 vjeç dhe Xavier Rayvaughn Danger Palmer, 8 vjeç.

Bashkëshorti Jenavie Palme tha se ata ishin divorcuar në vitin 2020 dhe ishin në një mosmarrëveshje shumë të keqe për kujdestarinë.

“Ne ishim në mes të gjyqit dhe fëmijët po shkonin sa në një shtëpi te tjetra”, tha Jenavie Palmer, 34-vjeçari nga Portland. Shpesh pasojat e divorcit i vuajnë fëmijët dhe ky nuk është rasti i parë dramatik i kësaj natyre.

Leave A Reply

Your email address will not be published.