Krimi shqiptar në Holandë, ministri jep shifrat e frikshme

0 67

Me të drejtë Holanda është skeptike ndaj Shqipërisë për rrugën drejt Integrimit. Ministri i jashtëm holandez, Stef Blok i është përgjigjur Komisionit të përhershëm parlamentar për Çështjet Europiane lidhur me disa shqetësimet kyçe të Holandës për Shqipërinë. Sa shqiptarë janë dënuar në Holandë gjatë dy viteve të fundit? Ministria e Jashtme holandeze i përgjigjet me këto shifra.

“Në vitin 2018, 298 persona të lindur në Shqipëri u dënuan për kryerjen e veprave penale, 3 prej të cilëve nuk u dënuan. Në atë vit, 32 persona të lindur në Shqipëri u dënuan për shkelje administrative. Në vitin 2019, 220 persona të lindur në Shqipëri u dënuan për vepër penale, 1 prej të cilëve nuk u dënua. Në atë vit, 84 persona të lindur në Shqipëri u dënuan për shkelje administraitve, 4 prej të cilëve nuk u dënuan”,-thuhet në deklaratë.

Në vitin 2020, nga janari në shtator, 97 persona të lindur në Shqipëri u dënuan për vepër penale. Në atë vit, 74 persona të lindur në Shqipëri u dënuan për shkelje administrative, 2 prej të cilëve nuk u dënuan.

Kurse për shqiptarët e dëbuar nga Holanda në dy vitet e fundit, shërbimi i riatdhesimit vendas bën me dije se në vitin 2019, 184 shtetas me kombësi shqiptare u detyruan të largoheshin nga Holanda për në vendin e tyre të origjinës. Në periudhën janar-shtator të vitit 2020 kjo shifër ishte 41 shtetas me kombësi shqiptare. ”Në 2019, 524 shtetas të huaj me kombësi shqiptare gjithashtu u larguan nga Holanda në mënyrë të pavarur në vendin e tyre të origjinës. Në periudhën janar – shtator 2020, kjo shifër ishte 154”,-njofton Ministrja e Jashtme holandeze.

Leave A Reply

Your email address will not be published.