Kritikat e PE-së për Shqipërinë, PD-ja: Jemi vendi më i korruptuar në botë

0 302

Komisioni Parlamentar për Marrëdhëniet me Jashtë në Parlamentin Europian ka zhvilluar sot një seancë të posaçme për Shqipërinë. Në seancën është diskutuar për procesin e integrimit të Shqipërisë dhe plotësimin e 15 kushteve.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë në PD, Arben Kashahu shkruan se marrëdhënies mes Bashkimit Europian dhe Shqipërisë janë në pikën më të ulët gjatë këtyre 30 viteve. Sipas Kashahut, Shqipëria është cilësuar nga PE-ja si vendi më i korruptuar.

”Përpjekjet dhe kokëfortësia e mazhorancës për të ndryshuar ligjin për mediat u konsiderua “e turpshme”, ndërsa ri-mbjellja e Shqipërisë me kanabis “e papranueshme”. Shqipëria u konsiderua shprehimisht si vendi “më i korruptuar” në Europë”.

Postimi i plotë

Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Politikës së Jashtme në Parlamentin Europian, në seancën e posacme për Shqipërinë për herë të parë janë artikuluar pozicione drastike me tone të ashpra kritike në lidhje me raportet BE-Shqipëri. Dy nga euro-parlamentarët, anëtarë të AFET propozuan që Shqipërisë “t’i ndërpriten negociatat me BE” dhe “të ndalohet menjëherë ndihma financiare e BE”. Europarlamentarë të tjerë e etiketuan Kryeministrin dhe qeverinë si “të ashpër me mediat dhe të lëmuar me kultivuesit dhe trafikantët e drogës”.

Përpjekjet dhe kokëfortësia e mazhorancës për të ndryshuar ligjin për mediat u konsiderua “e turpshme”, ndërsa ri-mbjellja e Shqipërisë me kanabis “e papranueshme”. Shqipëria u konsiderua shprehimisht si vendi “më i korruptuar” në Europë. Mos-ndjekja penale e krimit elektoral dhe e politikanëve të mazhorancës të përfshirë në blerjen dhe manipulimin e votës dhe deformimit të vullnetit popullor është raportuar si zhgënjyese dhe është kërkuar të monitorohet me vëmendje të shtuar nga Komisioni Europian.

Shembja e Teatrit Kombëtar u dënua njëzëri nga europarlamentarët dhe u kërkua “të investigohet ligjshmëria e këtij veprimi të qevrisë”. Është detyrë kombëtare të shpëtohet procesi i integrimit! Kjo detyrë fillon me largimin e kësaj qeverie euroskeptike.

Leave A Reply

Your email address will not be published.