Kryemadhi: Basha, jashtë linjës opozitare. Thika pas shpine që iu ngul LSI-së në 25 prill, akoma s’i ka ikur helmi nga trupi

0 38

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi iu është bashkuar reagimeve për zhvillimet brenda PD-së, duke marrë shkas nga protesta e 8 janarit.

Gjatë një interviste në emisionin “A Show” në Syri Tv, Kryemadhi tha se Basha është sot jashtë linjës politike opozitare.

“PD pas 25 prillit nuk më duket asgjë, sepse thika pas shpine që iu ngul LSI-së në zgjedhjet e 25 prillit akoma nuk i ka ikur helmi nga trupi. Sot politika shqiptare ka nevojë për lidership, çdo lloj destabiliteti i shërben qeverisë. Ne sot merremi me çfarë ka ndodhur në oborrin e PD por nuk merremi me atë se si buxheti i shtetit është i falimentuar. Bashës siguria i vjen nga qeveria.
Dhunën që kemi parë si jashtë edhe brenda, është e njëjta që është bërë gjatë djegies së mandateve nga opozita. Nëse politikani nuk përfaqëson më vullnetmbajtësin, votuesin, nuk është më politikan. Basha nuk më duket i fuqishëm, më duket jashtë linjës politike opozitare. Qytetarët nuk kanë alternativë ku të gjejnë mbështetje”, tha Kryemadhi.

Ajo tha se i gjithë investimi tek opozita që ishte në Parlament kishte një synim që ajo të zëvendësonte opozitën reale në zgjedhjet e 25 prillit.

“Hapja e politikës nuk bëhet me fjalë, hapja e politikës bëhet me vepra. Vepra kë quaj unë, përfshirja e shumë të rinjve. A mendoni se dikur u subvencionua dhe u sponsorizua nga ambasadat nga mediat, opozita e re para zgjedhjeve të 25 prillit. E mbani mend? Që më shumë shikoje në media sponsorizimë të takime të ambasadorëve të individëve të vendosur artificialisht.”, tha Kryemadhi.

Leave A Reply

Your email address will not be published.