Kryemadhi-Berisha-Ndoka bashkë më 6 mars, dorëzohet në KQZ kërkesa për regjistrimin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”

0 144

Koalicioni “Shtëpia e Lirisë” ka paraqitur sot kërkesën në KQZ për regjistrimin në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

Ka qenë Lëvizja Socialiste për Integrim, që ka dorëzuar në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve kërkesën e regjistrimit të koalicionit me Berishën, të zyrtarizuar tashmë me emrin “Shtëpia e Lirisë”.

Siç shihet në dokumentin e dorëzuar në KQZ, koalicionit “Shtëpia e Lirisë” i është bashkuar edhe Partia Demokristiane e drejtuar nga Nard Ndoka.

Leave A Reply

Your email address will not be published.