Kryemadhi me të rinjtë e Durrësit: Do shpopullojmë krimin e do popullojmë vendin me të rinj e të reja

0 366

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, ka zhvilluar një takim në Durrës, me të rinjtë dhe të rejat e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Kryemadhi tha nga Durrësi se Rama ka betonizuar qytetin bregdetar dhe se realiteti në vend duhet të ndryshojë.

“Durrësi di të durojë, por di edhe të ndëshkojë në momentin e duhur. Ne ftojmë të gjithë të rinjtë që të vijnë në Shqipëri dhe të ndryshojnë realitetin. Në Durrës, ka beton, Durrësi përmbytet. Durrësi nuk ka nevojë për beton, s’ka nevojë për grupe interesi që janë të lidhura me krimin, por të jetë rrugë lidhëse që lidh shqiptarët me zhvillimin dhe Europën. Nuk mund ta bllokojë dot zhvillimin dot një njeri që do të bllokojë Shqipërinë dhe të ardhmen e rinisë shqiptare”, tha Kryemadhi.

Monika Kryemadhi theksoi se edhe LSI ka bërë gabime gjatë tranzicionit, duke shtuar se ky tranzicion do të marrë fund më 25 prill.“Ne kemi strategji të re për Durrësin. Durrësi nuk ka nevojë jo vetëm për durrsakët e vjetër, por edhe për dibranët, për skraparllinjtë, pukjanët, shijakasit e kushdo që jeton në në këtë qytet. Ne do jemi tritol njerëzor që do shkatërrojmë llumin e Ramës. LSI do që të bëjë Shqipërinë një vend europian, siç e meriton rinia shqiptare.

Edhe pse në këto 30 vjet tranzicion ne kemi bërë gabime, por premtoj se tranzicioni në LSI ka marrë fund, por se ky tranzicion do marrë fund më 25 prill. Do shpopullojmë krimin nga Shqipëria e do popullojmë vendin me të rinjtë e të reja”, deklaroi Kryemadhi.

Kryetarja e LSI tha se Durrësi di t’i ndëshkojë në kohën e duhur ata që abuzojë. “Anisa është 10 gishta më e gjatë se unë, pra do të thotë se është shumë më e zonja se unë, jo vetëm për gjatësi, por dhe për të folur. Në moshën 17 vjeçe sa Anisa, sigurisht nuk kisha këtë vizion, kisha një tjetër ide, prandaj ka të ardhme LSI sepse me Anisën, me Vinçenson, me Mikelen, me Esterin dhe me të gjithë ju që jeni këtu ne do të krijojmë dhe do të themelojmë LSI-në e qytetit të Durrësit. Durrësi meriton shumë më shumë sepse Durrësi di të vlerësojë, di të durojë, por ama di dhe të ndëshkojë në momentin e duhur, në kohën e duhur dhe në vendin e duhur”,- tha Kryemadhi.

Kryemadhi vlerësoi dhe punën e bërë nga drejtuesit e LSI në Durrës për riorganizimin e degës së kësaj force politike. “Unë në fakt dua të falënderoj Kontianën, por dua të falënderoj dhe Elona Gurin, e cila është motori i LSI-së dhe i dha frymë, oksigjen, lëvizshmëri jo vetëm të rinjve në Durrës, jo vetëm intelektualëve në Durrës, jo vetëm qytetarëve të Durrësit, por i dha frymë jetës politike në Durrës. Elona është nga ata personazhe, të cilat në politikë nuk do të ia dijë farë, por Elona është mike e mirë, është shoqe e mirë dhe për këtë ju do të jeni shumë të lumtur sepse do të keni një njeri që nuk do të ndalet asnjë sekondë dhe nuk do të mbyllë jo vetëm telefonin, por do të mbajë sytë hapur për t’u përgjigjur juve të rinjve dhe të rejave të Durrësit për të krijuar infrastrukturën e zhvillimit”,- tha Kryemadhi.

Leave A Reply

Your email address will not be published.