Kryeministri britanik bën thirrje që Rusia të bllokohet në sistemin SWIFT

0 169

Një tjetër sanksion pritetet të vendoset ndak Rusisë. Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka bërë thirrje për t’i dhënë fund përfshirjes së Rusisë në SWIFT, shërbimi i sigurt i mesazheve që lehtëson pagesat midis 11 mijë institucioneve financiare në 200 vende, në një akt mbështetjeje ndaj Ukrainës.

“Ne po bëjmë thirrje për t’i dhënë fund përfshirjes ruse në SWIFT”, tha një përditësim i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën, të cilin Boris Johnson e publikoi në Tëitter.

Përjashtimim i Rusisë nga SWIFT mbështet dhe nga Italia. Heqja e Rusisë nga SWIFT do ta bënte shumë më të vështirë për institucionet financiare dërgimin e parave brenda ose jashtë vendit, duke shkaktuar një tronditje të papritur për kompanitë ruse dhe klientët e tyre të huaj – veçanërisht blerësit e eksporteve të naftës dhe gazit në dollarë amerikanë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.