Kryeministri: Kush shpif në këtë kohë dënime të jashtëzakonshme

0 39

Kryeministri Edi Rama, këtë të premte ka bërë të ditur se do ketë super dënime për lajmet e pavërteta të bëra publike në këtë situatë të gjendjes së jashtëzakonshme. Edhe më herët kreu i qeverisë ka kërcënuar mediat, ku rasti i fundit është mbyllja e portalit “Jeta osh qef” (JOQ).

Kreu i qeverisë tha se, në ligjin e antishpifjes shumë shpejt do jetë gati klauzola për lajmet e rreme në gjendje të jashtëzakonshme.

“Është e dëmueshme shpifja dhe do të jetë e superdënueshme në situatë të jashtëzakonshme. Lajmet e rreme dhe lodrat mediatike në situata si kjo që kaluam janë kriminale. Mjafton rasti i Durrësit, një lajm kriminal i shpërndarë se po bie spitali i Durrësit, solli një të vdekur e pa llogaritur kaosin e të plagosurve në përpjekjen për të ikur nga spitali pas lajmit se po shembej spitali, kur spitali nuk kishte asgjë”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.