Kryeministri Rama në mëngjezin e sotëm në mbledhjen e qeverisë theksoi se do të kemi shkurtime drastike të shpnezimëve të parashikuara për vitin 2020, por pa prekur, sipas tij nivelin ekonomik të popullsisë.
Rama tha se asnjë shpenzim i parashikuar për zyra, blerje makinash, orendish,etj nuk do të bëhet. Zero shpenzime të këtij lloji, nënvizoi kryeministri.
Gjithashtu kryeministri shtoi se do të bëhet një lagje e shkëlqyer e re në Durrës, krejtësisht europiane si dhe një lagje e re në Tiranë, e madhe, e shoqëruar edhe me dy lagje të tjera të reja.
Në lidhje me shpenzimet e bashkive, të parashikuara në projektbuxhetin e vitit 2020, kryeministri tha me ironi se nëse kryetarët e bashkive mbesin pa makina atëhere le të marrin kuaj dhe të lëvizin nëpër qytet apo ish-komuna!
Asnjë shpenzim- e ritheksoi Rama.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.