Kryeministri Rama: 1 milion shqiptarë kanë vilë si e imja!

249

Kryeministri Edi Ram kishte disa javë që ishte zhdukur nga ekranet pa dhënë informacione për axhendën e tij. Të shtunën u pa në Arabinë Saudite, ndërsa sot u shfaq në Tiranë për të prezantuar atë që e quan platformën “Anti KÇK”.
Aktiviteti është konceptuar si një spektakël “One Man Show”. Gjithë drejtuesit e PS, deputetët, kryebashkiakët e zgjedhjeve moniste dhe administrata janë thirrur me dhunë në Pallatin e Kongreseve për të ndjekur vetëm fjalimin e Edi Ramës. Në skenë qëndron vetëm kryeministri, që njëlloj si drejtuesit e spektakleve paraqet programin politik. E vetmja risi është se nuk ka veshur tuta dhe brenevekë, por kostum serioz. Prej më shumë se 4 orësh, për atë që e quajnë platforma anti korrupsion, ka folur vetëm kryeministri. Ai ka pyetur, ai është përgjigjur, ai ka analizuar dhe ai ka dhënë dhe verdiktet.
Mes fjalimit të gjatë bie në sy se “pyetjet” merren nga persona anonimë nga rrjetet sociale. Janë pyetje tendencioze dhe perverse që sulmojnë me gjuhë rruge opozitën dhe kryeministri u përgjigjet seriozisht.
Por spektaklit të Ramës, veç shijes së një shfaqe të dobët politike, vlen t’i kushtohet rëndësi për mashtrimet që janë deklaruar.
Sipas kryeministrit vendi nuk ka varfëri. Po sipas Ramës nuk ka as korrupsion nga qeveria, por vetëm nga infermierë, mjekët, ndonjë mësues dhe përgjithësisht nivel i ulët i administratës.
Koncensionet dihet që janë vjedhje e hapur dhe korrupsion, por sipas Ramës ky është perceptim i gabuar, pasi PPP-të janë një formë e re investimi, që mesa duket shqiptarët nuk e kuptojnë dot.
Pjesë e spektaklit ka qenë dhe justifikimi i pasurisë së kryeministrit Edi Rama. I vënë shpesh nën sulmet e opozitës për vilën luksoze në Surrel, kryeministri ka dhënë një përgjigje dhe për këtë çështje. Sipas tij, vila si ajo që ka ndërtuar në Surrel kanë më shumë se 1 milion shqiptarë.
Pas kësaj deklaratë bombastike shqiptarët duhet të mos ankohen më për qeverinë, por të shohin ku i kanë vilat që thotë Edi Rama.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.