Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar të vetët, ku shprehet se nuk ka të paprekshëm. “Çdokush në radhët tona që me drejtësinë ka një llogari të hapur me drejtësinë, derën e kësaj partie e ka të mbyllur”, tha Rama .
“I kam dhe i kemi mbështetur të gjithë vendimet e SPAK. Pa asnjë koment tjetër përveç inkurajimit të veprimtarisë hetimore. E kemi bërë të qartë dhe kemi treguar se për ne nuk ka të paprekshëm. Çdokush në radhët tona që me drejtësinë ka një llogari të hapur, derën e kësaj partie e ka të mbyllur”, tha Rama.