Kryeministri Rama ironizon opozitën: Jeni zhytur në një kazan të madh plehrash

0 17

Kryeministri Edi Rama replikoi në Kuvend me deputeten demokrate Jorida Tabaku në lidhje me krizën ekonomike.

Rama tha se Tabaku bën foto pranë domateve për të bërë propagandë për çmimet, ndërsa shtoi se është qeveria ajo që kujdeset që në vend të mos mungojnë domatet.

Ai tha se opozita është zhytur keq në kazan plehrash dhe duhet marrë fjala në Kuvend vetëm për të shprehur ngushëllim ndaj saj dhe jo për replikë.

“Paga mesatare mujore në sektorin privat është rritur me 10.5% në tremujorin e parë të këtij viti krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar. Është banka e Shqipërisë që thotë se borxhi publik është 76.1%, Ju thoni është treshifror. Edhe borxhi na doli me tre shifra. Nga dalin këto zonja Tabaku. Që edhe ne t’i shikojmë. Ose do lutesha që gjatë leximeve tuaja të shumta të lexoni edhe këto. Për të vazhduar me një tjetër shifër.

Se ju shoh shpesh që shkoni pranë domateve për të bërë propagandë. Ne sigurohemi që të ketë më shumë domate në treg, Imagjinoni sikur ju të shkoni atje dhe të mos kishte domate fare. Me gjithë këto domate të bukura plot shkëlqim dukeni më mirë në këtë Shqipëri që po shkon në mjerim sipas jush. Por të nisesh ashtu si jeni ju është për të marrë mikrofonin vetëm për ngushëllime për ju.

Domatet janë aq shumë fakte sa mjafton të shohësh shifrat e eksportit për të kuptuar pse nuk ngjisni fare jo me domaten. Jeni në një fazë që jeni zhytur në një kazan të madh plehrash. E fundit është zonja Tabaku, si ka mundësi që të paktën një shifër që është në raport këtu që ka një domethënie sa shumë të tjera të kredive të këqija e merrni dhe e ktheni sikur është një problem. Kreditë e këqija sot në krahasim me 24% që ishin kur ne morën detyrat. Ku gjendet kjo kurajo.

Unë e kuptoj forcën e domateve. Korrekto pak edhe punën e inflacionit dhe eurobondit sepse edhe për mua që nuk jam shumë i lexuar dhe vij nga një rrugë tjetër në këtë parlament që është nuk është rruga e llogarive, nuk shkon kjo që thoni ju që sapo filloi të rritej inflacioni ju morët eurobond. Falë atij eurobondi kemi sot mundësinë të punojmë me një skenar ku i kemi dhënë vetes kohë që të mos dalim në tregun e kapitaleve në këto kohë për shkak të krizës që edhe ju nuk e mohoni”, tha Rama.

Leave A Reply

Your email address will not be published.