Kryeministri Rama: Konsensus për Kodin Zgjedhor. Jo lista të hapura

0 28

Kryeministri Edi Rama ka folur në Kuvend lidhur me Reformën Zgjedhore dhe deklaroi se është për konsensus për Kodin Zgjedhor.

Deputetja Rudina Hajdari i kërkoi kryeministrit Rama që të flasë hapur nëse është pro ndryshimit të sistemit. Kreu i qeverisë i kujtoi Hajdarit se e firmosi vetë draftin për marrëveshjen. Nga ana tjetër, Rama tha se nuk beson te listat e hapura.

“Nuk do ishte e udhës të shpjegoj se kjo qasje nuk lidhet me faktin se nuk i kemi votat, se për të miratuar Kodin Zgjedhor kërkohet një shumicë e cilësuar, të cilën nuk e kemi në këtë Kuvend, por e sjell këtu këtë fakt, për të nënvizuar atë që besoj se ka qenë e qartë në vijën tonë të sjelljes, jo vetëm në fjalët tona. Ne nuk do të kërkojmë rrugën e diversionit, aq më pak rrugën e artimetikës sikundër për fat të keq edhe ju, jo sot, por më parë, edhe kolegu juaj Myslym Murrizi na keni akuzuar se duam ta mbyllim këtë lojë apo pazar të Damianit me Oerdin, nënkupto timin me Lulin duke blerë vota. Sot konsensusi nuk është produkt i shëndetshëm nëse shihet si rezultat i një marrëveshje mes vetëm dy palëve, ndërkohë që aktualisht janë tre palë, pavarësisht zonja Hajdari se ju e keni firmosur vetë marrëveshjen. Jo çdo palë mund të marrë gjithçka”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.