Kryeministri Rama nis sot vizitën 4 ditore në SHBA

0 213

Kryeministri Edi Rama që prej ditës së djeshme ka nisur një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të marrë pjesë sot në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Në vizitën 4 ditore, më 15 shkurt në Uashington, Rama do të ketë një takim me sekretarin amerikan të shtetit Anthony Blinken. Ky takim i Ramës vjen pas vendimit se SHBA dhe vendi ynë të jenë bashkëpengëmbajtës të çështjes së Ukrainës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Përveç Këshillit të Sigurimit dhe takimit me sekretarin e shtetit, kreu i qeverisë shqiptare do të zhvillojë edhe takime me zyrtarë të tjerë për të diskutuar mbi bashkëpunimin e mundshëm ushtarak dhe arsimor mes dy vendeve.

Ky është takimi i dytë që do të mbahet mes Ramës dhe Blinken, pas atij të 13 Qershorit 2021 në Bruksel, ku SHBA dhe Shqipëria nënshkruan memorandumin për sigurinë e 4G dhe 5G. Kujtojmë se Shqipëria është anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit.

Axhenda e Ramës në SHBA:

14 shkurt: Takim me Sekretarin e përgjithshëm Guterres dhe pritja zyrtare e Shqipërisë me rastin e anëtarësimit në Këshillin e Sigurimit
15 shkurt: Takim me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken
16 shkurt: Takime

Leave A Reply

Your email address will not be published.