Kryeministri Rama: Nuk do t’i financoj më ata që shkojnë për studime jashtë

0 174

Kryeministri Edi Rama ka bërë një paralajmërim të fortë ditën e sotme. Përmes një konference për mediat nga Universiteti Bujqësor i Tiranës ai ka thënë se të rinjtë që studiojnë në universitetet më prestigjioze jashtë vendit nuk do të financohen më pasi sipas tij kanë nënshkruar kontratë për tu kthyer dhe kjo gjë nuk ka ndodhur.

Në takimin e tij me pedagogët e Universitetit Bujqësor në Tiranë, kryeministri tha se fondi i ekselencës do të pezullohet për këta studentë që diplomohen jashtë, marrin para nga vendi i tyre dhe nuk kthehen më. “Të rinjtë që kanë marrë diploma në universitetet më të njohura të botës duhet të kenë turp për faktin që kanë marrë një angazhim në vendin e tyre kanë marrë para nga vendi i tyre e kanë marrë përsipër detyrimin të kthehen për një periudhë të caktuar e ta sjellin këtu një pjesë të asaj dije që kanë marrë në funksion të kësaj shoqërie e ndërkohë kjo nuk ka ndodhur”, theksoi ai.

Ndërsa tha se është e turpshme fakti që këta student marrin para nga vendi i tyre dhe shkojnë t’i investojnë jashtë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.