Kryeministri Rama sulmon presidentin dhe kryeministrin e Kosovës

468

Pas takimit dhe darkës së bollshme mbrëmë në Ohër të Maqedonisë së Veriut, sot Presidenti serb Vuçiç, Kryeministri maqedonas, Zaev dhe kryeministri Rama kanë dalë në konferencë shtypi.

Edi Rama ka thënë ndër të tjera, i inatosur nga reagimi negativ kosovar për këtë ide serbe të “Shentgenit ballkanik” se ‘“Kush flet për Shqipëri të Madhe, kush flet për heqje të kufijve të Kosovës, tani të heshtë. Kush flet për Jugosllavinë, mbase ka jetuar shumë gjatë në Jugosllavi”. Edi Rama e ka patur mllefin me kryeministrin Haradinaj, me presidentin Thaçi dhe me liderin e LDK, Isa Mustafa.

Edi Rama tha se “Dua të them se ne u dakordësuam se në 21 dhjetor të zhvillojmë mbledhjen e radhës në Durrës. Morëm edhe konfirmimin se në atë mbledhje do të jetë Mali i Zi dhe Bosnja Hercegovina.

Është rënë dakord dhe më parë, të përshihet dhe Kosova, me të drejta të plota dhe e barabartë. Por mos t’i shmangen elefantit që është këtu…Duhet të jenë sa më të drejtpërdrejte, me të gjithë ata që bëjnë sikur nuk kuptojnë apo s’duan të kuptojnë. Është momenti për të thënë se së pari në kujtesën time, jemi takuar, jemi ulur dhe kemi dakordësuar për gjithçka që shkruhet, e zeza mbi të bardhë.

Qoftë nga përfaqësues të Serbisë apo të Bosnjë Hercegovinës, tani prej të paktën 5 vjetësh, pjesëmarrja e Kosovës nuk është vënë në diskutim. Se gjej dot interesin dhe as përfitimin nga ky vet përjashtim (Kosova)”- tha ndër të tjera Edi Rama.

Siç dihet sot presidenti Thaçi dhe lideri i LDK Mustafa, pas Kryeministrit Haradinaj dhe kandidatit për kryeministër Kurti, kanë sulmuar egër takimin dhe idenë e këtij mini shengeni ballkanik. Aq me tepër se Serbia dhe Bosnja Hercegovina nuk e njohin Kosovën si shtet.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.