Kryeministri Rama udhëton drejt Dubait, vizitë në panairin botëror që bën bashkë 190 shtete

0 153

Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë në Dubai. Kreu i qeverisë ka udhëtuar drejt Emirateve të Bashkuara një ditë më parë ku do të marrë pjesë në panairin “Expo Dubai 2020”.

Në orën 16:30 të pasdites së sotme kryeministri do të mbajë edhe një fjalim që do të transmetohet në faqen e tij zyrtare, ndërkohë që gjatë ditës pritet të takohet me disa pjesëmarrës nga shtete të ndryshme në këtë panair.

Çfarë është panairi “Expo Dubai 2020”

Ai është një panair botëror, që mbahet në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe, përgjatë periudhës 1 Tetor 2021 deri në 31 Mars 2022.

Panairi do të mirëpresë 190 shtete pjesëmarrëse, si edhe miliona vizitorë nga e gjithë bota me synimin dhe qëllimin e nxitjes e krijimit të partneriteteve ndërkombëtare, shkëmbimit të kulturave, mundësive të biznesit dhe investimeve.

Leave A Reply

Your email address will not be published.