Kufizime të ashpra në Itali e Greqi, Franca toleron për festa

0 295

Pandemia e Covid-19 ka nryshuar gjithçka, normaliteti është në dorën e këtij virusi vdekjeprurës. Paçka se jemi në prag të festave të fundvitit, periudhës më dinamike të vitit, sërish të gjithë duhet t’u binden autoriteteve.

Në Itali, një nga shtetet më të prekura nga Covid-19, kryeministri Conte ka kërkuar kujdes gjatë Krishtlindjes, të shmangen grumbullimet apo edhe përqafimet. Shumë rajone italiane janë nën bllokim të pjesshëm dhe është njoftuar ndalimi i udhëtimit midis rajoneve të ndryshme nga 21 dhjetori deri më 6 janar. Do të ketë përjashtime për punën, arsyet mjekësore ose emergjencat. Po ashtu do të vendoset një shtetrrethim nga ora 22:00 deri në 05:00.

Në Greqi deri më 7 janar do të vijojë shtetrrethimi, nuk lejohet udhëtimi mes rajoneve dhe janë lejuar të rihapen vetëm dyqanet sezonalë në mënyrë që të mos kenë humbje të mëdha.  Kurse në Francë, dyqanet, teatrot, kinematë do të rihapen për Krishtlindje dhe qytetarët do të lejohet të takojnë familjet e tyre. Do të mund të udhëtohet midis rajoneve pa pasur nevojë për autorizim gjithashtu por në 15 dhjetor në vend ka nisur shtetrrethimi nga ora 21:00 deri në orën 7:00 të mëngjesit. Shtetrrethimi nuk do të jetë i vlefshëm për ditën e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri.

Në Gjermani, kancelarja Merkel është shprehur se izolimi i lehtë do të vijojë deri në 10 janar, baret restorantet vijojnë të jenë të jenë të mbyllura por do të rihapen dyqanet e shkollat. Nga 23 dhjetori në 1 janar do të lejohet të takohen deri në 10 persona megjithëse Merkel u ka bërë thirrje gjermanëve që të mendohen mirë përpara se të takohen në grupe. Autoritet në secilin shtet kërkojnë që gjatë festave të tregohet kujdes pasi mund të ndikojë në përkeqësimin e situatës.

Leave A Reply

Your email address will not be published.