“KUJDES ME RINDËRTIMET NË FSHAT!” Bozo: Të ndërgjegjësohen edhe vetë banorët, nuk ndërtohet pa themele

0 100

Pas propozimit të kryeministrit Edi Rama për kompensimin me 2 milion lekëve për banorët e zonave rurale që duan t’i ndërtojnë vetë shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti, ekspertët thonë se nevojitet një monitorim për ndërtimet që do të kryen. Kjo pasi ekziston rreziku që rindërtimi të kryhet pa projekt e për pasojë të mos garantojë qëndrueshmërinë e kërkuar.

Sipas Prof. Luljeta Bozos, edhe vetë qytetarët duhet të ndërgjegjësohen e të mos ndërtojnë pa asistencën e ekspertëve.

Vendimi i qeverisë nuk është miratuar ende, ndaj mbetet e paqartë se si do të bëhet kompensimi në këto raste dhe cilat do të jenë detyrimet konkrete që duhet të përmbushen nga ata pronarë që do të zgjedhin këtë formë për të ringritur banesat e dëmtuara.

Leave A Reply

Your email address will not be published.