Kukësi mbulohet nga reshjet e borës dhe i ftohti, 7 lagje të qytetit pa drita

0 191

Moti i ftohtë ka përfshirë zonën verilindore të vendit. Termometri në Kukës ka zbritur në -3 gradë celcius. Për shkak të rënjës së temperaturave ka prezencë akulli në të gjitha rrugët nacionale dhe rurale të qarkut Kukës.

Temperaturat e ulta janë shoqëruar me reshje bore dhe era të forta duke sjell shumë defekte në furnizimin me energji elektrike të popullatës.

Gjatë natës 7 nga 9 lagje të qytetit të Kukësit kanë vuajtur mungesën e energjisë elektrike nga moti i keq dhe mungesa e investimeve në rrjet.

Leave A Reply

Your email address will not be published.