Kukësi mposht Covid-19 dhe bëhet gati për Dinamon

0 167

Kukësi ka mposhtur Covid-19 dhe është gati për duelin e të mërkurës përballë Dinamos, në “Elbasan Arena”.

Burime nga klubi bëjnë me dije se 7 futbolistët dhe 3 anëtarët e stafit, të infektuar pak ditë më parë, janë shëruar plotësisht dhe pritet që në duelin e radhës të jenë në dispozicion të trajnerit.

Shqetësuese ishte situtata me dy nga futbollistët më të rëndësishëm, si Edi Basha dhe Ardit Hila, megjithatë, sipas drejtuesve, çdo gjë tani ka kaluar.

Duke parë dhe ndalesën që bënë Tirana kryesuese apo Vllaznia e vendit të tretë, skuadra e Diego Longos do të bëjë çmos për të dalë me 3 pikë nga ky takim.

Kukësi-Dinamo do të jetë dueli i fundit që do të mbyllë javën e 16 të kampionatit. Sfida është e programuar këtë të mërkurë, në orën 16:45.

Leave A Reply

Your email address will not be published.