Kuko: Rojet e shkollave do të kalojnë në sitën e Vetting-ut

0 27

Rasti i abuzimit të një 15-vjeçareje nga roja i shkollës ku ajo mësonte, nxori në pah një sërë shqetësimesh, mungesë përgjegjësish, roli i shtetit, shkollës, shoqërisë dhe familjes.

Zv/ministrja e Brendshme, Romina Kuko, thotë se ndër masat që do të merren pas kësaj ngjarjeje të rëndë, është shtimi i numrit të oficerëve të sigurisë dhe shtrirja e tyre jo vetëm në shkollat e mesme, por edhe në ato 9-vjeçare. Ajo theksoi se aktualisht janë 150 oficerë sigurie të shpërndarë në të gjitha shkollat e vendit, numër i cili sipas saj synohet të dyfishohet.

”Oficeri i sigurisë në shkollë ka rolin e personit që bën paralajmërimi e hershëm të fenomeneve që cenojnë sigurinë e të miturve në shkollë, konfliktet mes adoleshentëve, për të marrë sinjalizime nëse ata rrezikohen nga faktorë të jashtëm siç është lënda narkotike. Është një fazë sigurie mes psikologut të shkollës dhe policisë. Ai është pjesë e stafit të shkollës, qëndron brenda saj dhe raporton për çështje të brendshme në dy drejtime; në Ministrinë e Arsimit dhe Ministrinë e Brendshme”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.