Kule: Në Pediatrinë Infektive po trajtohen 10 fëmijë me Covid-19

0 372

Shefja e Shërbimit të Pediatrisë Infektive në QSUT, Xhorxhina Kule ka bërë me dije se që nga momenti i parë i shfaqjes së Covid-19 deri tani, kanë rezultuar 70 deri në 80 fëmijë të hospitalizuar, ndërsa aktualisht po marrin shërbim vetëm 10 fëmijë.

Kule gjatë një interviste televizive, theksoi se është e rëndësishme që prindërit të jenë të kujdesshëm ndaj shenjave që shfaqin fëmijët, siç është temperatura apo vështirësitë në frymëmarrje shenja për të cilat duhet të konsultohemi me mjekun përkatës.

”Ne kemi 10 fëmijë të shtruar në repartin e dedikuar për infeksionin Covid-19, kurse që nga ditët e para të korrikut bëhen rreth 70-80 fëmijë të cilët kanë qenë të hospitalizuar me probleme të ndryshme. E keqja e këtij infeksioni është që rastet më të rënda i bën në format më të avancuara, në pacientë me sëmundje shoqëruese por ama kemi pasur edhe raste kur ka bërë forma të rënda edhe tek moshat e reja së subjekte ku nuk ka pasur ose ka ditur që mund të kenë sëmundje të tjera dhe kjo gjë mund të thuhet edhe për fëmijët”, u shpreh mjekja pediatre.

Leave A Reply

Your email address will not be published.