“Kulla e Rojës” dhe ç’lidhje ka me familjen Josifi. Akuza për vrasje

0 347

“Guard Tower ose “Kulla e Rojës” dyshohet se ka rekrutuar familjen Josifi nga Përmeti që çoi në vetëflijimin e Zhaneta Josifit dhe njërës prej vajzave”. Tv Klan shkruan se “Burime nga Prokuroria bëjnë me dije se gjithë familja është rekrutuar nga ky sekt rreth 6 vite më parë në Tiranë. Pas vetëvrasjes së kryefamiljarit, Lluka Josifi, Zhanetës dhe dy vajzave u është dhënë ndihmë financiare nga ky sekt duke bërë që të krijonin marrëdhënie të ngushtë me to”.

“Kulla e Rojës” nuk është sekt fetar por është literatura përmes të cilës Dëshmitarët e Jehovait shpërndajnë besimet e tyre. “Kulla e Rojës” dhe “Zgjohu!” janë revista të cilat shpërndahen nga Dëshmitarët e Jehovait derë më derë dhe prodhohen çdo muaj, si revistat e zakonshme. Emri në anglisht nuk është “Guard Tower” por “The Watchtower”.

Nga sa mund të kuptohet deri tani, revistat janë gjetur në shtëpinë e familjes Josifi. Dëshmitarët e Jehovait mohuan anëtarësimin e nënës dhe vajzave të familjes. Nga ana tjetër, një familjar i tyre deklaroi se vajzat kishin rënë në kontakt me një grup fetar nga Hollanda që vepronte në Përmet. Deri në këto momente, është ende e paqartë se për cilin grup bëhet fjalë.

Pikëpyetje ngrihen edhe në lidhje me ndihmën finaciare që pretendohet se ky grup njerëzish u ka dhënë familjes Josifi, pasi vëllai i Zhanetës, nënës që u gjet e pajetë si pasojë e refuzimit për të marrë ushqim, familjes Josifi nuk i mungonin paratë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.