Kume zbulon “kurthin” në draftin e Reformës Zgjedhore

0 67

Partitë politike kanë rënë dakord të paktën në letër, për votën e diasporës. Pengesa e parë e cila vështirëson votimin e emigrantëve në 2021 është mos identifikimi i vendbanimit të shqiptarëve të cilët jetojnë jashtë Shqipërisë. Ish-kreu i KQZ-së, Kristaq Kume zbulon “kurthin” në draftin e Reformës Zgjedhore. ”Janë të paktë ata shtetas shqiptar që kanë regjistruar në regjistrimin e gjendjes civile vendbanimet e tyre. Nëse nuk e ke bërë këtë gjë, sipas draftit nuk mund të aplikosh dhe të votosh nga jashtë vendit. Nuk pamundëson votën e emigrantëve, por e vështirëson shumë”.

Hartuesit e Kodit të ri elektoral kanë parashikuar që zgjedhësit të cilët kanë vendbanimin e përhershëm jashtë vendit, përfshihen në një zonë unike qendre votimi, pavarësisht nga numri i tyre.

”Votat e emigrantëve do përllogariten për të ndarë krahas votat e të tjerëve për të ndarë këto 34 mandate, kaq. Votat e emigranteve nuk prodhojnë si të tillë mandat me vete. Nuk është përsosur kjo është që votat e emigrantëve të kenë një apo disa mandate në Kuvendin e Shqipërisë siç është një ndër zgjidhjet që është e aplikueshme në vendet e tjera. Natyrisht për të bërë këtë gjë do duhet të bëhen ndryshime në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”.

Sa do të ndikojë përqëndrimi i votave të shqiptarëve të cilët jetojnë jashtë vendit vetëm në një qark në ruajtjen e parimit të barazisë së votës? ”Për të tilla raste edhe në dokumente ndërkombëtare rekomandohet që në të tilla kushte duhet të merret vendimi çfarë peshe do kenë votat e emigrantëve kur ato konvertohen në mandate. Dhe si rregull barazia e votës së shqiptarit që ndodhet në territorin e vendit me atë jashtë nuk është e njëjtë. Kjo nuk është trajtuar”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.