Kunjat dhe ironia e Ramës pasi u vaksinua: Radhën e ka Saliu, kur të hyjmë tek faza për moshat e thyera

0 368

Pas shefes së Infektivit, kryeministri Edi Rama është personi i dytë në Shqipëri që u vaksinua ndaj Covid-19. Pas marrjes së dozës së parë, kreu i qeverisë nuk ka nguruar as të ironizojë. Ai tha se për shkak të moshës, radhën e ka ish-kryeministri Sali Berisha. ”Radhën për vaksinimin e ka Saliu, kur të hyjmë tek faza për moshat e thyera”.

Nga ana tjetër, Rama është ndalur edhe tek një mesazh për shqiptarët në mënyrë që të bëjnë vaksinën pa hezitime dhe të mos ndikohen nga teoritë konspirative. Duke ironizuar konspiracionet, Rama ka thënë se vaksina nuk ka çip.

”Ky spostim fare pak javor në kohë është një lehtësim i madh për mua. Tani shqiptarët mund të presin pa ankthin a do vijë a s’do vijë vaksina. Vaksina nuk është e detyrueshme por e këshillueshme dhe duhet të çlirohen nga marrëzitë dhe helmet e burimeve të konspiracionit. Vaksina nuk i bën ilirët vikingë. Ilirët mbeten ilirë, dhe po ashtu është e sigurt që nuk futet çip në trup për të përgjuar thashethemet e kafeneve”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.