Kupa e Shqipërisë/ Të mërkurën ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve

0 29

Kupa e Shqipërisë, po futet në një tjetër fazë. Sipas Federatës së Futbollit, mësohet se të mërkurën në 16:30 do të luhen 4 ndeshjet e kthimit të çerekfinale. Kualifikimi për në gjysmëfinale duket një kapitull i mbyllur për Tiranën që në ndeshjen e parë kundër Besëlidhjes fitoi me shifrat 5-1 në kryeqytet, ndërsa të tre sfidat e tjera janë të rrethuara me shumë pikëpyetje.

Kukësi që të hënën bojkotoi stërvitjen për shkak të paagave të prapambetura pret në Elbasan Apolinë, të cilën në ndeshjen e parë e mposhti 1-2 në Fier.

Në Korçë Skënderbeu do të tentojë të përmbysë humbjen e pësuar në Ballsh me rezultatin 1-0 kundër Bylisit, ndërsa në Durrës është gjithçka e hapur mes Teutës dhe Vllaznisë, pasi ndeshja e parë u mbyll 2-2.

Leave A Reply

Your email address will not be published.