Kur bota fiton betejën me Covid-19? Bill Gates jep një datë

0 409

19 milion njerëz të prekur dhe afro 720 mijë të vdekur nga Covid-19. Sipas Bill Gates, bota do të ketë dalë përfundimisht nga gjendja e pandemisë deri në fund të vitit 2021.

”Fundi [i pandemisë] vjen kur midis infeksionit natyror dhe vaksinës kemi imunitetin e tufës. Vaksina fillestare mund të mos jetë efektive, kështu që nuk do të ishte plan i mirë nëse mendojmë se me vaksinën ka mbaruar gjithçka”.

I pyetur në lidhje me debatin se shtetet e fuqishme si SHBA do të kenë më shumë qasje, themeluesi i Microsoft u shpreh se i ka këshilluar ligjvënësit amerikanë që të përgatisin një fond prej 8 miliardë dollarë për të ndihmuar vendet e varfëra dhe ato me ekonomi mesatare.

Nga ana tjetër, Gates tha që ai është optimist se shumë terapi në zhvillim mbi trajtimin e virusit mund të ndihmojnë në uljen e shkallës së vdekshmërisë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.