Kur Elizabeth II hante vetëm peshk dhe patate!

0 48

Një libër gatimi që shënon jubileun e platintë të mbretëreshës Elizabeth II do të festojë ndarjen e bukës me njerëz nga e gjithë bota, thanë princi Charles dhe bashkëshortja Camilla në parathënien e tij.

Libri i gatimit do të prezantojë 70 receta nga ambasadat britanike, përfshirë marmelatën e famshme spanjolle nga ambasada e Madridit dhe peshkun pikant nga ajo e Islamabadit.

Do të përfshijë gjithashtu anekdota për përdorimin e ushqimit në diplomacinë britanike.

Në parathënie, princi i Uellsit dhe dukesha e Cornwall shkruajnë se 70 vjet më parë, kur Elizabeth II u bë monarke për herë të parë, këndvështrimi i kuzhinës së BM ishte i ngushtë.

”Shtatëdhjetë vjet më parë, kur ajo hipi në fron, këndvështrimi i kuzhinës në BM ishte i ngushtë, pasi disa ushqime ishin ende të racionuara dhe zgjedhja e pakët e përbërësve që ofroheshin përbënte një sfidë edhe për kuzhinierin më kreativ”, shkruajnë ata.

“Ushqimet nga pjesët e tjera të botës ishin thuajse të padëgjuara. E vetmja mundësi për të marrë ushqim ishte peshku dhe patatet e skuqura. Vaji i ullirit shitej në shishe të vogla nga kimistët për përdorim mjekësor dhe jo në kuzhinë”, shkruajnë ata.

Megjithatë, ata vazhdojnë të thonë në parathënie se shijet e kombit sot janë transformuar nga ardhja e kuzhinave të vendeve të tjera në shtëpitë e britanikëve.

“Më shumë se kurrë më parë ne mirëpresim trashëgiminë e kuzhinës së njëri-tjetrit në shtëpitë tona dhe, për këtë, ne jemi thellësisht mirënjohës”, theksojnë ata.

Ndërsa shumëllojshmëria e ushqimit ka ndryshuar, Charles dhe Camilla thonë se një gjë ka mbetur konstante, rëndësia e madhe, pothuajse shpirtërore, e ndarjes së bukës me të tjerët.

“Në të gjitha vizitat mbretërore, ushqimi luan një rol të rëndësishëm duke paraqitur mundësinë për të shijuar një shije të trashëgimisë kulinare të vendit pritës, duke ofruar gjithashtu një shans për të ndarë më të mirën e kuzhinës britanike”, shkruajnë ata.

Libri ”Platinum Jubilee Cookbook” do të dalë më 28 prill, përpara festimit të mbretërimit 70-vjeçar të Elizabeth II.

Leave A Reply

Your email address will not be published.