Kurti: VV është dyfishuar, i mundim sikur të gjitha partitë të bëhen bashkë

0 337

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për Euronews Albania ka folur për zhvillimet më të fundit politike, që nga shkaku i prishjes së koalicionit me LDK-në dhe tek përpjekjet për krijimin e qeverisë së re. Kurti ka deklaruar se që pas zgjedhjeve të fundit parlamentare të mbajtura në tetor të vitit të kaluar, VV është dyfishuar duke iu referuar një sondazhi të fundit.

“Sondazhi i fundit na nxjerr me 52.8% të votave, LDK me 17% dhe PDK me 12.4%. Kjo ka shkaktuar një panik të madh dhe i ka bërë të gjithë bashkë. Më 6 tetor kemi dalë të parët. Jemi të gatshëm për zgjedhje të reja me ç’rast do t’i mundim edhe po u bënë bashkë që të gjithë. 6 muaj e fundit VV është dyfishuar në krahasim me zgjedhjet e tetori kur doli e para. Kjo ka ndikuar të që gjithë të bëhen bashkë kundër nesh që të ruajnë ato privilegjet që kanë pasur pas luftës dhe pas shpalljes së pavarësisë”.

Duke folur për marrëdhëniet e tij me ish-zv.kryeministrin Avdullah Hoti, që tashmë është kandidati i LDK-së për t’u bërë kryeministër i qeverisë së re, kreu i VV-së tha se ai punonte kundër qeverisë së tij dhe se e shkarkoi për shkak të ishte i vetmi që gjatë seancës për votimin e mocionit të mosbesimit që foli kundër qeverisë ku bënte pjesë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.