Kush e ka radhën? Të tjerë emra VIP paditen në SPAK

0 29

Ish-deputeti Halit Valteri ka denoncuar në SPAK të tjerë përfaqësues të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Pas presidentit Ilir Meta dhe Monika Kryemadhit, Valteri ka denoncuar edhe Petrit Vasilin, Edmond Panariti, Elona Guri, si edhe biznesmenë pranë tij.

Sipas Valterit, ata akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën.

“Petrit Vasili dhe Edmond Panariti, dhe çifti Meta Kryemadhi, për skemën e lobimit, është Elona Guri, Muharrem Berisha biznesmen, kanë kryer veprën penale të shpërdorimit të detyrën dhe fshehje të të ardhurave. Të gjitha para janë përfituar nga korrupsioni. Burimi i të dhënave është nga mediat, të huaja dhe shqiptare, më pas është hulumtuar duke marrë deklarimet e LSI nga 2021-2021 dhe të gjithë kontratat ka qenë përdorur edhe firma që rezultojnë me humbje dhe bëjnë transferta të dyshimta drejt LSI.

Bëhet fjalë për periudhën 2016, 2017, 2018 ku Meta dhe ministrat e tij kanë shkuar në SHBA. Biznesmen dhurojnë para, është pronar i godinës ku LSI jep me qira, ndërkohë që ka dhënë pafund para për LSI”, tha Valeri. Ai ka paralajmëruar edhe denoncime të tjera, kësaj here jo vetëm nga LSI. Do ketë të tjerë dhe nga PD e PS”, është shprehur Valteri

Leave A Reply

Your email address will not be published.