Kush ka apartamente dhe pallate të pashitura? Po vjen qeveria t’jua blejë!

0 57

Mbledhja e 10 e jashtëzakonshme e qeverisë pas tërmetit të 26 nëntorit u zhvillua këtë të shtunë.

Kryeministri Edi Rama tha se do të fillojë blerja e apartamente dhe do bëhet një thirrje për të gjithë ata që kanë stok.

“Është e rëndësishme të bëjmë një thirrje për të gjithë ata që kanë stok. Por shitësit duhet të dinë se nuk është rasti të shitet me çmim të lartë pasi nuk është rasti të blejmë për të fituar”- tha Rama.

“Në momentin që flasim kemi 103 grupe inspektimi në terren dhe një numër të konsiderueshëm të ekspertëve të huaj. Janë shembur 33 objekte dhe 5 janë në proces.

105 objkekte janë të futura në zonën e rrezikut. Këtu duhen angazhuar forca policie për të prishur këto banesa pasi nuk mund ta zgjasim këtë histori”- u shpreh Rama.

Leave A Reply

Your email address will not be published.