Kushi: Sezoni 45 ditë, jo më shumë se 15 veta në klasë. Mungesat të mos i penalizojnë studentët

0 268

Pas mbledhjes së Komitetit Teknik të Ekspertëve, në një konferencë për mediat doli edhe ministrja e Arsimit, Evis Kushi. Teksa po afron sezoni i provimeve, Kushi ka kërkuar që të zgjatet në 45 ditë, duke pasur parasysh situatën e pandemisë.

Nga ana tjetër, ajo theksoi se për ato lëndë për të cilat provimi nuk mund të zhvillohet online, do të bëhet në klasë, por jo më shumë se 15 nxënës. Për provim do jetë jo më shumë se 1 orë në dispozicion.

”Universitetet duhet t’u japin të drejtë studentëve nëse do të marrin pjesë në këtë sezon. Atyre që nuk do të marrin pjesë tu ofrohet mundësia e një sezoni të ndërmjetëm. Zgjatja e sezonit të jemi më shumë se 45 ditë. Kjo do frenojë përhapjen e pandemsië, dhe do të ndihmojë studentët të mësojnë më shumë. Të mos penalizohen provimet për mosmarrjen pjesë në seminare. Ndarja e studentëve të bëhet në grupe dhe orare të ndryshme. Kohëzgjatja e provimeve të jetë jo më shumë se 1 orë. Higjienizimi i mjediseve të bëhet sa më shpesh. Çdo universitet duhet të përgatisë një rregullore më të detajuar”,-tha ajo.

Deklarata

Së pari në ato raste kur provimi i lëndës është e pamundur të zhvillohet “online”, për arsye të specifikave të lëndës, sipas vlerësimit të vetë universiteteve, provimi mund të zhvillohet në auditore, duke respektuar me korrektësi maksimale zbatimin e protokolleve anti-covid.

Së dyti universitetet të shohin mundësinë për t’i dhënë të drejtën studentëve të vendosin nëse do të marrin pjesë apo jo në këtë sezon, në varësi të mundësisë apo pamundësisë të tyre për arsye që lidhen me pandeminë. Të gjithë studentëve që nuk do të marrin pjesë në këtë sezon, t’u ofrohet mundësia e një sezoni shtesë të ndërmjetëm, në varësi të përmirësimit të situatës së pandemisë.

Së treti sugjerojmë që kohëzgjatja e sezonit të jetë më shumë se 45 ditë, për të mundësuar distancë midis provimeve dhe për të parandaluar mbipopullimin e mjediseve të universiteteve. Kjo do t’i ndihmojë edhe studentët që të kenë më shumë kohë për t’u përgatitur në këto provime.

Së katërti sugjerojmë që mungesat e studentëve në leksionet apo seminaret “online” të mos i penalizojnë ata për pjesëmarrje në provime, duke vlerësuar vështirësitë objektive që mund të kenë pasur një pjesë e studentëve gjatë kësaj periudhe.

Së pesti, e konsideroj shumë të rëndësishme të sjell edhe një herë në vëmendjen tuaj garantimin e kushteve për të minimizuar riskun e infektimit për studentët, pedagogët dhe të gjithë stafet universitare. Kjo nënkupton që:

Ndarja e studentëve të bëhet në grupe dhe orare të ndryshme;

Numri i studentëve në sallë të jetë jo më shumë se 15 veta, duke garantuar distancën e nevojshme;

Kohëzgjatja e provimeve të jetë jo më shumë se një orë,

Mbajtja e maskës të jetë e detyrueshme;

Higjenizimi i mjediseve të bëhet në mënyrë të vazhdueshme dhe sidomos për sallat, para dhe pas çdo provimi.

Natyrisht që çdo universitet, sa më shpejt të jetë e mundur, duhet të përgatisë një rregullore më të detajuar për të gjithë studentët dhe pedagogët, në mënyrë që të garantohet mbarëvajtja e këtij procesi.

Leave A Reply

Your email address will not be published.